Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj, ku së bashku me përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” do të njoftojnë për investimin e ri britanik në Kosovë.
Kompania“DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, do të ndërtojë fabrikën për procedimin e panxhar sheqerit, ndërtim i cili do të zgjas 8 muaj.
“Investimi i ri Britanik në Kosovë do të kapë vlerën prej afro 27 milionë. Ky biznes do të punësojë 400 punëtorë dhe në mënyrë indirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenicës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...