Brexit- Ndikimi i mundshëm në bujqësinë e Europës dhe globit

11:59 | 6 Tetor 2016
Arbresh.info

Mëngjesi i 24 qershorit 2016, u zbeh nga rezultati përfundimtar i referendumit  për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Populli britanik votoi me një diferencë të ngushtë prej 52% në 48% për  largimin nga BE-ja. Një periudhë që pasoi me diskutime intensive dhe spekulime ; megjithatë, është e nevojshme të mbahet  një qëndrim objektiv se do ta shtyjë përpara të ardhmen e BE-së dhe regjistrimin e bujqësisë globale, rapoton bujqësia.org.

Sipas këtij raporti  më e rëndësishme për të gjithë është se kjo mund të rezultojë në humbjen e autoritetit tejet kompetent, të orientuar shkencërisht dhe të një rregullatori zënë në BE.

“Drejtoria për Rregullimin e Kimikateve (CRD), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, për momentin luan një rol shumë të rëndësishëm në BE. Është shkencë  e bazuar në vendime dhe udhëzime dhe e mirëpritur gjithmonë nga aplikuesit dhe organet e tjera rregullative të BE-së. Afati kohor për tërheqjen e mundshme të CRD është ende i panjohur”, thuhet në raport.

Poashtu sipas këtij raporti në nenin 50 të Traktatit të Lisbonës jipen udhëzime dhe rregulla të qarta mbi këtë temë, gjë e cila është e rëndësishme të mbahet  në mend.

“Së pari Mbretëria e Bashkuar do të duhet të njoftojë qëllimin e saj për t’u tërhequr nga BE-ja në Këshillin Evropian. Pas diskutimeve të nevojshme, kjo mund të mos ndodhë deri në fund të vitit 2016 ose ndoshta edhe më vonë. Kjo do të pasohet nga një periudhë e negociatave prej dy vjetësh për të përfunduar në një marrëveshje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe shteteve anëtarët mbetura. Kjo periudhë mund të zgjatet, nëse bien dakord shtetet anëtare të mbetura. Bazuar në këtë orar, është e mundshme që Britania e Madhe do të mbetet një anëtar i BE-së deri në fund të vitit 2018. Gjatë kësaj kohe Mbretëria e Bashkuar mbetet një anëtare e plotë e BE-së me të gjitha të drejtat e  votave dhe të gjitha detyrimet, me përjashtim të së drejtës për të  votuar si një shtet anëtar mbi traktatin e largimit ose në zgjatjen e  periudhës kohore të negociatave”, thuhet në raportu duke u nënvizuar se për të gjithë aplikantët për çdo lloj të regjistrimit, nuk do të ketë ndryshim gjatë kësaj periudhe, do të jetë Shtojca I (e përmirësuar) si shtet anëtar raportues (RMS) ose regjistrimet e produkteve të zonave si zona të shtetit anëtar raportues(ZRMS) në Zonën Qendrore (AIII) ose si shtet anëtar për vlerësimet ekuivalente teknike etj,. Të gjitha vendimet e marra ose të mbështetura nga CRD në këtë periudhë të bisedimeve rreth Brexit, do të mbeten në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar edhe pasi do të largohet plotësisht nga BE-ja.

Nga ana tjetër raporti thekson se nuk do të ketë ndikime që do të zgjasin mesatarisht apo ndikime afatgjata, të cilat duhet të  theksohen.

“Për dymbëdhjetë deri tetëmbëdhjetë muajt e ardhshëm nuk parashihet ndryshim afatshkurtër . Projektet ekzistuese me CRD sikurse edhe si  AI RMS ose ZRMS për produkte të formuluara, do të mbetet në vazhdim e sipër. Edhe në kontrolle ekuivalente teknike, nuk do të ketë ndikim gjatë kësaj periudhe, që do të thotë se dosjet e ekuivalencës teknike ende mund të dorëzohen në CRD për vlerësim. Shërbimet agro-shkencore të Eurofins këshillojnë klientët për vitin e ardhshëm që të vazhdojnë t’i raportojnë CRD për këtë qëllim. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për kompanitë aziatike, sikurse të gjitha burimet e miratuara nga CRD do të qëndrojnë ashtu siç janë në BE edhe pas Brexit-it. Si pasojë, miratimi në Britani të Madhe me siguri do të mbetet i vlefshëm edhe pas Brexit”, raporton bujqësia.org.

Një informatë tjetër poashtu e rëndësishmë është se në afat të mesëm kohor mund të jetë se CRD do të dalë edhe nga procesi i rishikimit. Prandaj aplikimet e reja të AI për BE-në dhe regjistrimet e produkteve të  formuluara mund të çojë në një situatë ku aplikantët duhet të kërkojnë për një tjetër RMS ose ZRMS për projektet e tyre të ardhshme që nuk kanë filluar ende. Përveç kësaj, CRD duhet të vazhdojë të informohet për çdo regjistrim të mundshëm kombëtar që do të bëhet  në Britani të Madhe. Procedurat këtu janë ende të paqarta.

“Për Mbretërinë e Bashkuar në afat të gjatë, ne parashikojnë dy skenarë të mundshëm. Së pari do ta bëjmë një skemë të plotë të regjistrimit kombëtar, e cila mund të jetë e ngjashëm me procesin e BE-së, dhe ndoshta më e lehtë. Së dyti, përveç kësaj, është se CRD qëndron në procesin e BE-së, ngjashëm me Norvegjinë dhe Zvicrën në zonë biocide, por me përgjegjësi të kufizuara. Ata ende mund të kryejnë RAS, por Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e BE-së, ata nuk do të jenë në vendin e drejtuesit”, tregon raporti duke shkruar se pasojat e para mund të ndihen në vijim në një nga mbledhjet e ardhshme të Komitetit të Përhershëm, pasi Britania e Madhe zyrtarisht informon Këshillin Evropian për qëllimin e saj për ta lënë  BE-në- kjo është më e mundshme, sesa  atëherë kur do të duhet të diskutohet  AIR4. CRD ka përgjegjësinë e rreth 20% të substancave të AIR4. Një rezultat i kësaj është se ndoshta afatet e tanishme të AIR4 mund të zgjaten .

Ndërsa si përfundim thuhet se si tërësi, Brexit do të ndikojë në Europë, por edhe në botë dhe në tregun agrokimikal. Por, nuk ka nevojë për shqetësim apo alarmim, duke pasur parasysh afatet kohore dhe aftësinë e industrisë për të parashikuar rezultatet e mundshme. Është e nevojshme të bëhet një analizë e kujdesshme e projekteve të vetme. Për projektet e ardhshme, do të duhet të zhvillohen strategji të reja në bazë të pikave të lartpërmendura dhe rezultateve më të afërta të diskutimeve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme