Një studim ka gjetur se Brexit mund të shtyejë drejt varfërisë ekstreme rreth 1.7 milionë njerëz.
Studimi ka gjetur se më së shumti do të goditet kombi juglindor i Kamboxhias, transmeton portali arbresh.info
Me afatin për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të Brexit, që pritet të ndodhë në Mars, shumë vëmendje i është kushtuar efektit që do ketë ky veprim në ekonominë europiane dhe britanike.
Studimi i drejtuar nga Instituti gjerman i Zhvillimit, thuhet se Brexit mund të ketë ndikim katastrofik edhe jashtë Europës, duke shtyrë kështu miliona njerëz në vendet zhvillim që të shkojnë drejt varfërisë ekstreme.
“Brexit mund të shtyejë drejt varfërisë ekstreme rreth 1.7 milionë njerëz. Këto janë vlerësime konservative të ndikimeve negative të Brexit; ata nuk marrin parasysh implikimet shtesë të pasigurisë, zhvlerësimit të sterlimit, shpenzimeve të reduktuara të ndihmës, remitancave dhe investimeve”, thuhet në studim.
Nëse ndodh një Brexit pa marrëveshje, autorët zbuluan se Kamboxhia do të ndikohej më së shumti nga të gjitha vendet në zhvillim. Jayant Menon, ekonomist kryesor në Bankën për Zhvillimin e Azisë, tha se tregje të tjera me qasje preferenciale mund të ndikojnë në humbjen e eksportit të Kamboxhia.
Më së shumti pritet që të ndikohet në sektorin e rrobaqepësisë, pasi ekonomia e Kamboxhias është e varur në këtë sektor.
Autorët e studimit thanë se nëse marrëveshja nuk arrihet në kohë, atëherë do të kërkohen “politika krejtësisht të reja tregtare”./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...