Lindex, është dyqani më i ri në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, në Grand Store.
Prej sot, qytetarët do të kenë mundësi të njihen më brendin më të ri të veshjeve për femra dhe fëmijë, nga Suedia.
Me 492 dyqane në mbarë Evropën dhe në Lindjen e Mesme, Lindex, tash e tutje shërbimet e veçanta dhe ndryshe nga të tjerët, do ti ofrojë edhe për të gjithë konsumatorët kosovarë.
Në orët e para të hapjes, shumë nga ta vërshuan të njihen për së afërmi me stilin e rrobave nga më të ndryshmet.
Ndonëse, rroba në Lindex, mund të gjejnë vetëm femrat, në ditën e hapjes, nuk munguan as djemtë, pasi kryesisht, dyqani u vizitua edhe nga shumë familje.
Lëvdata dhe komentet për dyqanin ishin nga më të ndryshmet.
Njëra nga vizitoret e para në Lindex, është shprehur mjaft e lumtur që tash e tutje veshjet e Lindex, mund ti gjejë edhe në Kosovë.
Ajo tregoi për Arbresh.info, se kishte dëgjuar edhe më parë për veshjet që ofron rrjeti i veshjeve Lindex, dhe sipas saj, kanë kualitet dhe stil të mirë.
E Argjiro Ramosaj, udhëheqëse e Departamentit për Zhvillim të Biznesit në Mabetex Holding, ka treguar rreth projektit dhe punës prej disa muajsh rreth Lindex.
Ramosaj ka thënë se Lindex, jo vetëm që ofron një modë të klasit botëror mirëpo është një brend më shumë përvojë.
“Lindex mbas vete ka një bagazh prej 60 vjetëve përvojë në këtë fushë, në veshje të brendshme për femra, ku edhe kanë startuar në këtë fushë, pastaj në asortimentin në departamentin për femra dhe për fëmijë”, ka thënë Ramosaj.
“Ideja ka qenë që të sjellim diçka të veçantë, mirëpo jo vetëm brendin por edhe eksperiencën”, është shprehur ajo.
Sipas saj Lindex, ofron një eksperiencë më ndryshe nga të tjerët.
“Ofron një eksperiencë ndryshe, qoftë nga enterier, qoftë nga shërbimet , qoftë edhe ofertat të cilat kemi mi pas”, ka shtuar ajo.
Ramosaj, ka bërë të ditur se këtë vikend, të gjithë ata që do të blejnë në Lindex, do të përfitojnë nga zbritja prej 20 për qind.
Derisa ka paralajmëruar edhe shumë befasi të tjera në muajt në vazhdim.
Siç ka përmendur ajo, Lindex do të organizojë edhe shopping nights.
Lindex, në muajin shtator, planifikohet të hapet edhe në Tiranë, dhe ndërsa në planet afatgjata, një dyqan i tillë pritet të hapet edhe në Shkup. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...