BQK sqaron çështjen e Auditorit të Jashtëm

14:53 | 29 Tetor 2015
Arbresh.info

Banka Qendore e Kosovës, pas publikimeve në media në lidhje me Auditimin e këtij instritucioni që u fol para disa ditësh në Komisionin Parlamentar për Mbikqyrjen e Financave Publike, ka sqaruar se kjo cështje rregullohet me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Përkatësisht, sipas BQK`së, neni 63 i këtij ligji e ka rregulluar auditimin e jashtëm të BQK’së.

Në këtë nen thuhet se llogaritë, evidencat dhe pasqyrat financiare të Bankës Qendrore, të paktën një herë në vit, do të auditohen në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit nga auditorë të jashtëm të pavarur ndërkombëtar të cilët duhet të kenë reputacion të mirë dhe përvojë ndërkombëtare të njohur në auditimin e institucioneve të mëdha financiare ndërkombëtare.

Gjithashtu, sqaron se Bordi i Bankës Qendrore do të emëroj auditorët e jashtëm pas aprovimit nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Asnjë auditor i jashtëm nuk do të emërohet në vazhdimësi për 27 një periudhë të vazhdueshme më të gjatë se pesë (5) vjet, pas kësaj periudhe firma e auditimit duhet të ndërrohet.

“Bordi i Bankës Qendrore mund të përjashtojë auditorët e jashtëm të Bankës për shkaqe të arsyeshme pas konsultimeve me Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike duke theksuar shkaqet e arsyeshme që përbëjnë bazën e përjashtimit.Auditori i jashtëm do t’i raportojë Komitetit të Auditimit për çështjet kyçe që dalin nga auditimi dhe në veçanti për mangësitë materiale në kontrollet e brendshme në lidhje me procesin e raportimit financiar. Auditorët e jashtëm do të kenë kompetencë të plotë për të inspektuar nga afër të gjitha librat dhe llogaritë e Bankës Qendrore dhe për të marrë të gjitha informacionet për transaksionet e saj”, thuhet në sqarimin e BQK’së.

Raportet e auditorëve të jashtëm publikohen në këtë web faqe – http://www.bqk-kos.org/repository/docs/2010/Ligji%20per%20BQK-ne.pdf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme