Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë përmbyllëse të fundvitit.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka përmendur disa nga zhvillimet që e kanë përcjellë këtë Institucion vitin që po lëmë pas.
Mehmeti ka thënë se sistemi financiar në vend ka qenë stabil, raporton portali arbresh.info.
“Edhe këtë vit Banka Qendrore e Kosovës ka vazhduar të sigurojë një sistem stabil financiar në vend”, ka shtuar ai.
Sipas tij rritja ekonomike këtë vit ka qenë 4.2%.
“Rritja ekonomike në vend ka qenë 4.2 përqind dhe mbështet kryesisht në investime dhe rritja e eksporteve neto. Normal mesatare e inflacionit vendor shënon 2.8% e që është dukshëm më e lartë me atë të një vitit më herët”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe revokimin e licencës së një kompanie të sigurimit dhe rritjen e sigurimit për vetura.
“BQK i ka revokuar licencën një kompanisë të sigurisë, kompanisë INSIG në Kosovë dhe gjithashtu ka bërë një rritje të tarifave për polismbajtësit në bazë të rritjes së inflacionit. Kjo rritje nuk përshihen automjetet e transportit”, ka shtuar ai.
Mehmeti ka përmendur edhe revokimin e licencave për një institucion mikrofinanciar dhe financiar jobankar.
“Kemi revokuar licencat për ‘Menego’ dhe ‘Iute Credit’ për arsye se këto institucione në vazhdimësi kanë aplikuar norma shumë më të larta sesa ato që ishin në planin e interesit. BQK ka vepruar në përputhje të plotë me mandatin ligjor dhe vendimi jonë ka qenë i drejtë dhe asnjë presion nuk mund të bëjë që BQK të rishikoj këto vendime”, ka shtuar ai.
Ndryshe kujtojmë që këtë vit Banka Qendrore e Kosovë ka shënuar 20 vjetorin e themelimit./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...