Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.
Punimet për këtë çmim duhet të jenë në fushën e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, me theks të veçantë, duke iu përshtatur rrethanave të reja të krijuara gjatë vitit 2020-të në vend dhe ekonominë botërore. Duke vlerësuar relevancën e rrethanave të krijuara nga COVID-19, kësaj radhe tema që duhet të shtjellohet është “Ekonomia e Kosovës në kohë pandemie, ndikimet e COVID-19 në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare”.
Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara.
Rregullat e pranimit
1. Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).
2. Autorët për këtë aplikim të përgatitin temën ekskluzive, punimin që mund ta përfundojnë gjatë fazës së konkursit të hapur të aplikimit . Në konkurrim me punimin e dorëzuar kandidati duhet të jetë autori kryesor.
3. Tema duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose gjuhën angleze.
4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.
5. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga fusha akademike, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të publikohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim.
Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare, ndërkombëtare (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.
6. Çmimi i parë do të shpërblehet me 1000 euro, çmimi i dytë me 700 euro dhe çmimi i tretë me 500 euro.
7. Pa paragjykuar Rregullën nr.6 vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Prandaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një.
8. Fituesit e çmimeve të mëparshme dhe punonjësit aktualë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë me punimet e tyre në këtë konkurs.
9. Studentët e interesuar për aplikim mund të aplikojnë: duke dorëzuar punimet e tyre në version elektronik (pdf) në [email protected] të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, rruga Garibaldi nr. 33, Prishtinë, Republika e Kosovës; emrin e udhëheqësit të temës dhe Universitetin/Fakultetin përkatës (në rast se studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit të temës); dhe kopjen e letërnjoftimit.
10. Data e fundit për dorëzim do të jetë 15 shtator 2020.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...