Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se Borxhi publik, ka arritur në 852.7 milionë euro që është për 13.9 për qind më i lartë.
“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 14.5 për qind nga 13.0 për qind sa ishte në vitin paraprak”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive.
Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 26.8 për qind (i cili ka arritur në 479.0 milionë euro), ndërkohë që borxhi i jashtëm publik ka shënuar një ngritje të lehtë prej 0.7 për qind duke arritur në 373.8 milionë euro. Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin e brendshëm është zvogëluar në 43.8 për qind nga 59.6 për qind sa ishte në vitin 2015”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”