Google ADS

Borxhi publik arrin në 1 miliard euro

09:41 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave për katër vjet, në mes periudhës 2013-2017, borxhi publik në vend është dyfishuar. Kështu përderisa në vitin 2013 borxhi publik ishte 476.2 milionë euro, në fund të vitit 2017 ka arritur afër 1 miliard euro,

Ndërtimi i dy autostradave dhe nënshkrimi i kontratës për termocentralin “Kosova e Re” rrezikon ta çojë nivelin e borxhit publik në Kosovë deri në limitet e përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Së paku kjo pritet të ndodhë nëse shikohet trendi i shpejtë i rritjes së borxhit publik në vend. Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave, për katër vjet, në mes periudhës 2013-2017, borxhi publik është dyfishuar.

Kështu përderisa në vitin 2013 borxhi publik ishte 476.2 milionë euro, në fund të vitit 2017 ka arritur afër 1 miliard euro, shkruan gazeta “Zëri”.

Kjo bëri që pjesëmarrja e totalit të borxhit në Bruto Produktin Vendor (BPV) në fund të vitit 2017 të jetë 16,63 për qind prej 8,94 për qind sa ka qenë para katër vjetësh.

Për njohësin e ekonomisë, Berat Rukiqi, borxhi publik përderisa është brenda limiteve ligjore është i përballueshëm, mirëpo ajo që duhet të analizohet është se ku po shkojnë mjetet e borxhit publik.

“Pra duhet të ketë një transparencë më të madhe mbi efikasitetin e mjeteve që përdoren nga borxhi publik”, ka thënë Rukiqi, derisa ka shtuar se publiku duhet të njoftohet se ku po investohen këto mjete, si planifikohet kthimi i tyre dhe a po gjenerohet vlerë e shtuar në ekonomi./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme