Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.a, lidhur me bllokimin e llogarive bankare të TK-së, sot ka mbajtur takim me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit Kuçi ku është diskutuar për mundësitë e tejkalimit të situatës së rendë në të cilën ndodhet TK, si pasojë e këtij bllokimi nga përmbaruesi privat.
Ky bllokim i llogarive bankare ka ndodhur si rrjedhojë e arbitrazhit të humbur në vitin 2016 ndaj “Dardafon.net” L.L.C. e njohur për opinionin publik edhe si Z-Mobile.
Në komunikatën e Telekomit thuhet se bordi ka ndërmarrë të gjitha veorimet konkrete për përmiresim të gjjedjës.
Aty thuhet gjithashtu se situata është alarmante.
“Në takim, ne e shprehëm shqetësimin tonë lidhur me këtë emergjencë në të cilën ndodhet Telekomi dhe kërkuam mbështetjen e Ministrisë për daljen nga kjo situatë, me të vetmin qëllim për të evituar bllokimin e Telekomit me pasoja të pa riparueshme si për ekonominë e Republikës së Kosovës ashtu edhe interesat kombëtare.
Ne si Bordi i Përkohshëm, që nga emërimi në këtë detyrë kemi ndërmarrë hapa dhe vendime konkrete të cilat kanë ndikuar sadopak në përmirësimin e gjendjes së rendë të përgjithshme në të cilën ndodhet Telekomi.
Sa i përket procesit në lidhje me bllokimin e llogarive bankare, ju sigurojmë se nga ana e Telekomit është ndërmarrë çdo hap i mundshëm, megjithatë bllokimi i llogarive është rrjedhoje e problemit të krijuar para shumë viteve dhe i pa evituar.
Ne anëtarët e Bordit i kemi shteruar të gjitha veprimet konkrete në këtë drejtim në baza të përgjegjësive dhe detyrave fiduciare që na janë ngarkuar. Për këtë arsye, si të vetmen mundësi për të dalë nga kjo situatë e shohim përfshirjen e Aksionarit. Në takimin e sotëm ne hasëm në përkrahjen e Ministrit Kuçi dhe u siguruam që Ministria e Kuçit do të ndërmerr të gjitha hapat dhe veprimet konkrete për të dalë nga kjo situatë e cila është alarmante, duke kontribuar që të shpëtohet Telekomi i Kosovës Sh.a.
I sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se Bordi është duke punuar ngushtë me menaxhmentin e Telekomit të Kosovës, Aksionarin dhe çdo organ tjetër kompetent në mënyrë që ta tejkalojmë sa më shpejt këtë situatë.”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe arbersh.info të mërkurën ka raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.
“I janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, kjo ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë”, kishte thënë ky burim.
Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
Ndaj kësaj të fundit ka reaguar edhe ndërmarrja teksa kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e ndërmarrjes ndër të tjera thuhet se Telekomi po kërcënohet me falimentim.
“Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro. Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor”, thuhet në reagim./arbresh.info/
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç