Ani pse nga koalicioni qeverisës vazhdimisht kanë theksuar se nuk do të ketë vetëm shkarkime, por edhe llogaridhënie ligjore, as tani kur kanë kaluar tri javë nga shkarkimet e para Qeveria dhe asnjë institucion tjetër ende nuk kanë iniciuar asnjë procedurë të ndjekjes penale për bordet e shkarkuara të ndërmarrjeve publike shkruan Zëri.
Qeveria e Kosovës javë më parë shkarkoi bordet e tri ndërmarrjeve publike: Bordin e Telekomit, Bordin e ndërmarrjes publike “Trepça” dhe bordin e ndërmarrjes publike hekurudhat e Kosovës “InfraKos” nën arsyetimin e ministres së Zhvillimit Ekonomik Rozeta Hajdarit se ata kanë bërë shkelje të detyrave. Nga koalicioni qeverisës vazhdimisht kanë potencuar se nuk do të mjaftojnë vetëm shkarkimet, por do të ketë edhe llogaridhënie ligjore, mirëpo deri më tani ndaj këtyre bordeve nuk është iniciuar asnjë procedurë e ndjekjes penale.Asnjë procedurë e ndjekjes penale për tri bordet e shkarkuara
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet