Në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë u hap sot “Panairi i Bletarisë”, nën organizimin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në hapje të këtij panairi një fjalë rasti mbajti edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.
Ai tha se ky panair është një mundësi më shumë për promovimin e këtij sektori që ka mjaft potencial në Kosovë. Januzi përmendi mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë nder vite por edhe këtë vit, duke theksuar se është përkrahje nga më e madhja që jepet në rajon për këtë sektor.
Zëvendësministri Januzi tha se mbështetja do të rritet në vitin e ardhshëm, si në pjesën e granteve ashtu edhe subvencioneve.
Nga ana tjetër, drejtues të Shoqatës së Bletarëve vlerësuan zhvillimin e këtij sektori deri më tani dhe mbështetjen e dhënë nga MBPZHR-ja. Ata thanë se duhet të punohet edhe më shumë në avancimin e këtij sektori në përgjithësi.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh