Google ADS

Blerim Reka jep 30 mijë euro për uebfaqe

20:30 | 24 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministria e Integrimeve Evropiane do të ndryshoj dizajnin e ueb faqeve.

E kjo buxhetit të shtetit i ka kushtuar plotë 30 mijë euro ose saktësisht 28.500,14.

Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në njoftimin për dhënie të kontratës me titull ‘Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së- Ritender’.

Aty thuhet gjithashtu se nga dy tender të pranuar vetëm një ishte vlerësuar si i përgjegjshëm e që edhe ishte shpallur fitues.

Fituesi ‘N.SH. ” Spinp Agenc’ nga Prishtina do të kryej shërbimet e kërkuar nga ministri i ri Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

Saktësisht në përshkrim të kontratës thuhet se do të bëhet mirëmbajtja, dizajnimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së

“Hostimi i ueb faqes zyrtare te MIE-se, ueb faqes me informata rreth procesit për liberalizimin e vizave dhe migrimit jo te rregullt, ueb faqes me informata rreth MSA-se ne përgjithësi si dhe ueb faqes per publikimin e akteve ligjore te BE-se për nevoja te MIE-se  Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së (sipas specifikave teknike nga nr. rendor 1-4) të DT”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme