Edhe pas takimit mes pronarit të z-mobile, Blerim Devolli, kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe përfaqësuesve të Telekomit të Kosovës nuk është arritur një marrëveshje për zhbllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes publike.
Z-mobile, pronar i së cilës është Blerim Devolli rrezikon të lë pa paga rreth 3 mijë e 500 punëtorë të Postës dhe Telekomit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Punëtorët kanë deklaruar se ky vendim është i papranueshëm teksa kanë paralajmëruar greva dhe protesta në rast se nuk zhbllokohen llogaritë.
arbresh.info ka provuar të marrë një prononcim nga Devolli pas këtij takimi por që ai nuk ka pranuar./arbresh.info/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë