BKS sot vendos për konkursin për Drejtor Ekzekutiv, kritikohen ata që u ankuan për shkelje ligjore

09:45 | 24 Qershor 2016
Arbresh.info

Konkursi për drejtor ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimeve është duke u përcjellë me probleme dhe ankesa.

Kandidati për këtë pozitë Kujtim Greiçevci i cili aktualisht mban pozitën e Drejtori të Zyrës së Auditimit në BKS, para dy ditësh i ka dërguar letër Asamblesë së Përgjithshme dhe po ashtu Këshillit Administrativ të BKS-së në të cilën thuhet se konkursi është në kundërshtim me vendimin e Asamblesë pika III.

I kontaktuar nga Arbresh.info në lidhje me masat që janë marrë pas dërgimit të kësaj letre, Greiçevci ka thënë se ka pasur reagime të këqija nga ana e disa anëtarëve të BKS-së, pa dashur të përmend konkretisht se kush.

“Është pëlqimi i anëtarëve të Këshillit Administrativ të cilët më kanë falënderuar për reagimin e shpejtë ndërkaq disa anëtarë të tjerë më kanë kritikuar duke më thënë se ti ke qenë pjesëmarrës dhe i intervistuar dhe se kjo paraqet konflikt interesi. Por unë i kam demantuar plotësisht ata”, është shprehur Greiçevci.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se i është thënë se nuk do të duhej të merrte pjesë fare në konkursin të cilin e sheh si të padrejtë.

Ndërkohë, sot në ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Byros Kosovare të Sigurimit në të cilën pritet të shqyrtohet ankesa e Greiçevcit dhe të bëhet e ditur se si do të rrjedh çështja e konkursit më tutje.

Burime të Arbresh.info bëjnë me dije se konkursi ka gjasa të anulohet për tu rishpallur nga fillimi./arbresh.info.

1142820

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme