Gjakova ishte nikoqire e Konferencës “Ditët e biznesit të vogël – 2015”, e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku pjesëmarrës ishin kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ministrja e industrisë, Hykmete Bajrami, përfaqësues të ATK-së, KEDS-it, përfaqësues të doganave dhe drejtues të bizneseve lokale në Gjakovë dhe regjionet për rreth.
Kusari-Lila ka prezantuar sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset në këtë rajon, si dhe të arriturat që komuna të cilin ajo drejton ka implementuar dhe implementon në kuadër të zhvillimit të sektorit të biznesit.
Ajo ka thënë se i ka treguar Ministres Bajrami për sfidat që përballen bizneset vendore, duke u shprehur optimiste se Gjakova është në rrugë të drejtë me përcaktimin për licencimin e zonës industriale.
Kusari-Lila: Gjakova deri në fund të vitit për licencim të zonës industriale.
Ndërsa, Ministrja Bajrami pasi ka folur për punën dhe angazhimet që ka bërë Ministria që ajo drejton ka potencuar lehtësirat që u kanë krijuar bizneseve.
Nga ana tjetër edhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të ministrisë së tregtisë dhe industrisë kanë folur për sfidat ,mundësitë dhe grandet që ka ndarë ky dikaster për bizne set e vogla.
Në këtë konferencë bizneset kanë shprehur nga afër sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmëri duke filluar nga sfidat kryesore të energjisë elektrike, tarifave, etj.
Njëjtë ka deklaruar edhe pronarja e një fabrike të tekstilit
“Sektori i tekstilit ka qenë ndër sektorët më zhvillimor në Kosovë, mirëpo ne fatkeqësisht po ballafaqohemi me shumë probleme dhe ato janë edhe problemet me rrymë”, ka thënë Ardita Rizvanolli nga “Intertex.”
Ministrja Bajrami u tregua e gatshem në përmirësimin e situatës dhe potencoi se të gjitha ankesat do të adresohen dhe shumë shpejtë do të përmirësohet kjo situatë. Edhe përfaqësuesi i KEDS-it tha se furnizimi me energji do të rregullohet.
Ndryshe ministrja Hykmete Bajrami para se të takohej me biznese ka zhvilluar një takim edhe me kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari Lila
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...