Lufta u mori gati çdo gjë. Mbi 220 burra të fshatit u vranë. Ata pas vetës lanë gra e fëmijë. Kjo është tragjedia që forcat serbe, në mars të 99-ës, kryen në fshatin Krushë e Madhe. Të mbijetuarave u mbetën vetëm tokat, mbi të cilat kishin mbetur rrënojat e shtëpive të djegura. E pa shpresë dukej jeta pas luftës në këtë fshat. Dhembja atje, nuk u ndal kurrë.
Gratë e veja shpresë të vetme kishin trashëgimtarët që u lanë burrat e tyre. Ata duhej rritur shëndosh e mirë. Ky do të ishte edhe amaneti i gjithsecilit. Gratë iu përvishen punës së “rëndë”. Punë që do ta bënin burrat e tyre nëse do të ishin gjallë.
Fahrije Hoti, gruaja e parë e fshatit me “duar të forta”, nisi të punojë me bujqësi. Asaj më pas iu bashkuan edhe gra të tjera të fshatit. Ato së bashku, arritën që në vitin 2005 të bëjnë kooperativën e parë bujqësore. Sot, kooperativa bujqësore “Krusha” ka 36 punëtorë e që po synon shumë shpejtë të rrisë numrin në 40.
Shtatori, muaji i përgatitjes së ajvarit dhe turshisë, i gjen gratë e Krushës mjaftë mirë të përgatitura. Këtë vit, synojnë të përpunojnë rreth 40 ton, ku një masë e madhe pritet të kaloj edhe në tregun evropian.
Një pjesë e madhe e prodhimit këtë vit do të shkojë drejtë Zvicrës.
Menaxherja e kooperativës, Fahrije Hoti thotë se këtë vit kanë bashkëpunuar me Shqipërinë, nga ku edhe kanë siguruar lëndën e parë.
Fahrija rrëfen vështirësitë që kanë pas ndër vite. Por, tani ajo thotë se po iu ecën mirë dhe vështirësi kanë vetëm në rastet e ndryshim it të klimës.
Nga një punëtor, siç filloi ky biznes, tani janë 36 punëtorë aktivë. Fahrija thotë se po të kishin një ambient më të madh, do të rrisnin numrin në 100.
Produktet e përpunuara nga gratë e Krushës po pushtojnë tregun. Asnjëherë nuk ka ndodhë që produktet e tyre të mbesin për sezonin tjetër. Të gjitha janë shitur në sezonin që ja në përgatitur. Dyqanet që furnizohen nga kjo kooperativë shpesh kanë mbet “të zhgënjyer” pasi që nuk kanë pas produkt të mjaftueshëm për t’u furnizuar.
Për t’u ngritë ky biznes, kooperativa u përkrah edhe nga institucionet e Kosovës dhe donatorë të ndryshëm.
Këtë vit, Unioni i Bizneseve Kosovare-Gjermane ka ndarë 3200 euro për këtë biznes.
Produktet që gratë bashkëpunëtore i konservojnë nëpër familjet e tyre e i dërgojnë në kooperativë për shitje, do t’i rrisin me ndihmën e këtij donacioni.
As përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë nuk po iu mungon, me ta kanë kaluar një projekt i cili iu mundëson një depo më të madhe me pajisje shtesë.
Shtatori, e muajt pas tij, pritet t’i plotësojnë dyqanet e ndryshme në Kosovë me produkte të Krushës së Madhe. Gjithashtu, në “Kooperativën bujqësore Gratë e Krushës” ka edhe blerës individualë që rregullisht furnizohen aty.
Gratë e Krushës që këtë punë e nisën mjaftë të reja, sot njihen si gra biznesi që thyen tabutë e profesioneve tradicionale në Kosovë.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...