Ministria e Financave ka prezantuar sot në një tryezë draft Udhëzimin Administrativ (UA) për kriteret dhe procedurat për përfitimin nga pushimet tatimore.
Sipas këtij drafti përfituesit e pushimeve tatimore dhe lehtësirave të veçanta, janë ato biznese që marrin si obligim përmbushjen e këtyre kritereve: Investime mbi 10 milion euro dhe së paku të krijojnë 120 vende të reja të punës brenda periudhës 3 vjeçare; investimet mbi 5 milion euro duhet së paku të krijojnë 80 vende të reja të punës, investimet mbi 2 milion euro duhet së paku të krijojnë 50 vende të reja të punës dhe investimet mbi 500 mijë euro duhet të krijojnë së paku 30 vende të reja të punës. Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit paraqitën shumë vërejtje dhe pakënaqësi.
Sami Salihu, përfaqësues i Administratës Tatimore, njëherazi edhe hartues i draftit, ka treguar për bizneset që do të përfitojnë nga ky draft.
“Varësisht nga plotësimi i këtyre kritereve atëherë është definuar përfitimi i “pushim tatimorë apo lirimeve të veçanta”. Investimet mbi 10 milion euro dhe së paku që krijojnë 120 vende të reja të punës brenda periudhës prej 3 vitesh, përfshirë edhe vitin e regjistrimit që është kriter i parë . Kriteri , investime mbi 5 milion euro dhe së paku 80 vende të reja të punës brenda periudhës prej 3 vitesh përfshirë edhe vitin e regjistrimit. Grupi i tretë, investimi mbi 2 milion euro dhe së paku 50 vende të reja të punës brenda periudhës prej 2 vitesh duke përfshirë edhe vitin e regjistrimit. Kategoria e fundit e investimeve mbi 500 mijë euro me së paku 30 vende të reja të pune brenda periudhës prej 1 viti”, tha Salihu.
Visar Kelmendi, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, tha se pritjet nga komuniteti i prodhuesve ishin shumë më të mëdha . Ai kujto jë se pushimet tatimore në vendet e rajonit janë shumë më të favorshme se sa këto që prezanton ky draft UA.
“Mendoj që qasja është e gabueshme dhe kjo është vërejta jonë esenciale që qasja dhe pritjet janë në drejtim të gabueshëm. Arsyeja është se pritjet nuk mund të jenë reale krahasuar me vendet dhe iniciativat dhe stimujt në rajon… nuk mund t’i joshim investimet e mëdha të korporatave multinacionale të ndryshme për me ardhur tek ne, për arsye se kushtet realisht janë shumë më të favorshme në rajon. Në rajon kushtet janë shumë më të favorshme se këto që janë të prezantuara sot këtu. Kur ne si Klub po e shohim potencialin, e ju mu atë e keni ndarë, është krijimi i një kulture të bashkëpunimit mes firmave ekzistuese në Kosovë drejtë kapitalizmit të përbashkët për investime të reja në produkte të reja, për me e zëvendësuar kështu importin. Ju me këtë e keni ndal. Neni ku thuhet bashkimin, krijimin e firmave ekzistuese, mendoj që kjo qasje duhet ndryshuar”, tha Kelmendi .
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Samir Krasniqi tha se pushimet tatimore zakonisht bëhen në kohë të krizave dhe kur ka ngecje të investimeve.
“Pushimet tatimore bëhen zakonisht në kohë krizash ose në kohë të stagnimit të investimeve, si duket Kosova këto dy kritere i plotëson. Ky ndryshim në arkën e shtetin, si e pashë unë, nuk do të ketë asnjë efekt negativ. Po flasim për investime të cilat nuk kanë ndodh dhe presim që të ndodhin, përkundrazi do të ketë vetëm efekte pozitive. Ndërsa nëse e analizojmë nga ana e biz nesit është një ndryshim pozitiv por jo aq sa të themi se është ndryshim aq i madh pozitivë sa që ne bizneset të startojmë dhe të investojmë sa më parë sepse po lirohemi për kaq vite nga tatimi në fitim. Mendoj që duhet të ju zgjatet afati i dorëzimit të planit të investimeve nga 30 ditë, ky afat duhet të zgjatet sepse është i shkurtër. E kënaqshme do të ishte sikur të zgjatej në 90 ditë. Kriteret për numrin e të punësuarave duhet të ndryshojnë…unë mendoj që duhet të futen edhe bizneset ekzistuese në pako stimuluese, e jo të përjashtohen ato. Secili biznese që investon në këtë shumë unë mendoj se duhet të futet në këtë pako”, tha Krasniqi.
Deklarata e Krasniqit bëri që ministri i Financave , Avdullah Hoti, të reagoj.
Hoti tha se ky Udhëzim Administrativë, është nxjerrë me qëllim të përmirësimit të ambientit për bërje biznese. Ai po ashtu u lavdërua me realizimin e të hyrave vitin e kalu ar. Numri një i Financave u premtoi përfaqësuesve të bizneseve që propozimet e tyre do të merren parasysh.
“Ky Udhëzim Administrativ nuk vjen si rezultat i ndonjë stagnimi ose krize ekonomike në Kosovë, unë po ju njoftoj që ne e kemi përmbyllur vitin 2015 me 9.4 për qind rritje të të hyrave.. .Përveç se po dëshirojmë të përmirësojmë më tutje brenda kompetencave ligjore që kemi ambientin e të bërit biznes. Përndryshe i dëgjuam me shumë vëmendje propozimet që besoj se grupi punues do i ketë parasysh në ndryshimet që duhet të bëhen”, tha Hoti.
Po ashtu ministrja e Tregtisë dhe Industrisë , Hykmete Bajrami kërkojë që tek kriteret të ketë ndarje të sektorit.
“Unë po mendoj që tek kriteret, përkatësisht tek neni 4, kishte me qenë shumë më e mirë dhe ma e rrugës që këtu të ndahen në sektorë. Sepse duket pak më shumë e përgjithshme kështu. Ka sektorë të cilët janë shumë intensiv me faktorin punë ndërkohë nuk kërkojnë shumë kapital, kështu që ndarja në sektorë edhe përcaktimi kritereve për secilin sektor kishte me na ndihmuar të gjithëve dhe si institucione dhe kishte me prekë një numër shumë më të madh të bizneseve edhe tek sektorët e ndryshëm. Janë edhe pjesa e investimeve strategjike me qenë se ligji nuk është ratifikua end në Kuvend besoj që do të kemi një udhëzim shtesë në momentin kur implementohet ligji, për shkak se kufijt dhe sektorët atje mund ti ndryshojnë deputetët me amendamente të tjerë”, tha Bajrami.
Përndryshe sipas këtij draft Udhëzimi Administrativë, bizneset që nuk përfitoj në janë ato biznese të themeluar nga bashkimi apo ndarja e biznesit ekzistues si rezultat i ndryshimit të formës ligjore të biznesit, që përfiton financim nga autoritetet publike të Kosovës. Po ashtu nuk përfitojnë bizneset të cilat brenda periudhës prej 3 viteve kanë pushuar së ekzistuari, gjegjësisht e kanë ndërprerë aktivitetin ekonomik në veprimtarinë e njëjtë apo të ngjashme. Dhe nuk përfitojnë as ato biznese që aktivitet parësor ekonomik kanë tregtinë dhe aktivitetet e lojërave të fatit.
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...