“Do të ketë prapë largim të punëtoreve nga puna sepse dy ndërrime do të jetë e pamundur të punojnë. Dhe do të kemi falimentime të bizneseve.”
Kështu po paralajmëron, Skënder Krasniqi, kryetar i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, dhe shton se aktualisht nuk ka koordinim ndërmjet qeverisë dhe bizneseve.
“Shteti jonë po sillet si Gjermania ndërsa po vepron si Afrika, kjo nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej që shteti të analizonte çdo veprim. Nëse nuk ka buxhet, atëherë nuk do të duhej me marrë masa drastike saç janë tu u marr, sepse kemi të bëjmë me qytetarë të vendit që po mbesin pa punë. Dmth mbetet edhe pa punë, i dëmtuar në aspektin financiarë dhe pa mundësi shërimi”, tha Krasniqi për arbresh.info.
Gjatë kohës së pandemisë 75 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe kjo shifër mund të arrijë deri në 100 mijë deri në fund të vitit.
Kështu është shprehur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për arbresh.info.
“Realisht në as për afërmi nuk i kemi kry obligimet ndaj punëtorëve, por edhe ndaj bizneseve dhe jemi në këtë gjendje çfarë jemi”, është shprehur Azemi.
Kujtojmë se tash e sa muaj shkaktar i humbjes të vendeve të punës, kryesisht nga sektori privat, kanë qenë masat e marra për shkak të pandemisë Covid-19./arbresh.info/
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...