Qytetarët e Kosovës pos gjendjes së rënduar po përballën edhe me vjedhje gjatë blerjes së produkteve elementare në pothuajse çdo rast kur shifra e tyre përfundon me 99 centë, shkruan arbresh.info.
Shumë rrallë nga bizneset e mëdha ose të vogla shumat pre 1,2,3 ose 4 centë i kthehet konsumatorit .
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se ka ankesa nga konsumatorët po nuk ka reagim dhe mbrojtje shoqërore.
“Ankesa ka jo një herë po shumë herë, por duke parë se nuk ka reagim dhe mbrojtje shoqërore dhe sistemi nuk funksionon , atëherë konsumatori e ka humb besimin dhe çdo herë e më pak ankohet për arsye se ankesat nuk po shqyrtohen dhe nuk po merren parasysh”, tha Kaçaniku.
Ndërsa zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada në një përgjigje për Arbresh.info ka thënë se është evidente se bizneset e Kosovës janë të prira që të mos bëjnë kthimin e monedhave të kuqe.
“Është evidente se bizneset në Republikën e Kosovës janë të prira që të mos bëjnë kthimin e monedhave të kuqe (2 cent dhe 1 cent) gjatë transaksioneve me qytetarë, duke bërë kështu rrumbullakime në vlerën e faturës”, tha ai.
Sipas tij, kjo dukuri është evidente në mbarë territorin e Kosovës por ka kërkuar që qytetarët të jenë më këmbëngulës.
“Kjo dukuri është evidente në mbarë territorin e Republikës së Kosovës andaj qytetarët do duhej që të jenë më këmbëngulës në kërkesën e tyre për kthimin e saktë të vlerës gjatë blerjes që rrjedhimisht do i shtynte bizneset që të rrisin kërkesën për këto denominime tek bankat komerciale kurse këto të fundit tek Banka Qendrore e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje .
I pyetur se a ka BQK-ja centa për t’i furnizuar sidomos maketet qe nuk i kthejnë 1 e 2 cent ai ka thënë se kjo bëhet varësisht nga kërkesat që kanë bankat komerciale për këtë.
‘Si çdo bankë tjetër qendrore edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë vendore me kartëmonedha dhe monedha euro për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme. Ketë funksion Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e kryen në mënyre indirekte përmes bankave komerciale të cilat janë drejtpërdrejt të ndërlidhura me ndërmarrjet, bizneset dhe qytetaret. Furnizimi i bankave komerciale me monedha nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës bëhet duke u bazuar në kërkesat që kanë këto të fundit për sasinë e monedhave. Për kryerjen e këtij funksioni Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban sasi optimale (mjaftueshme) të monedhave euro dhe i furnizon këto të fundit në mënyrë të vazhdueshme”, ka sqaruar Kada.
Për njohësit e ekonomisë, fajin e kanë konsumatorët që nuk kërkojnë tu kthehet kusuri si duhet.
Njohësi i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi në një prononcim për portalin ‘Arbresh.info’, ka thënë se konsumatorët duhet të kërkojnë tu kthehet kusuri deri në centin e fundit.
“Është faji i konsumatorëve pse nuk kërkojnë që pagesat për artikujt, apo shërbimet e blera të bëhet në mënyrë korrekte. Që kusuri të kthehet deri në centin e fundit’, ka thënë Rexhepi.
Sipas tij, kur kërkesa e konsumatorit refuzohet, ai duhet të bëjë ankesa të tjera.
“Nëse kjo kërkesë refuzohet, të bëjnë edhe ankesa në inspeksion, apo të institucionet qeveritare dhe jo qeveritare që mbrojnë të drejtat e konsumatori”, u shpreh Rexhepi.
Gjatë vitit 2017 Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka furnizuar bankat komerciale me afër 5.3 milionë copë monedha euro të të gjitha denominimeve, prej te cilave 65% apo afër 3.5 milionë copë kanë qenë të denominimeve 5 cent, 2 cent dhe 1 cent.
Sipas BQK-së, kërkesa e bankave komerciale për numrin e copëve monedha gjatë vitit 2017 ka shënuar një rritje prej 5.42% krahasuar me vitin 2016.
Në tri vitet e fundit 2015, 2016 dhe 2017 shihet një tendencë e rritjes se kërkesës për monedha euro./Blerta Agushi/Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...