Bizneset nuk kanë ide që në Kosovë ekziston Agjencia e standardizimit. Ata sot kanë befasuar anëtarët e komisionit për zhvillim ekonomik, kur kanë paraqitur shqetësimet e tyre gjatë dëgjimit që po mbahej për monitorimin e ligjit për standardizim.
Isuf Zuka, përfaqësues i një biznesi dhe përfaqësues i shoqatës së metaleve përpunues, tregoi se nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e agjencionit të akreditimit dhe se atij iu është dashur të paguaj shumë para një kompanie të huaj dhe se ka bredhur rrugëve pa e ditur se ka apo jo një agjenci të tillë.
“Mund të them që ndoshta veç kamë dëgjuar. Nuk e kamë ditë që edhe funksionon. Pas shumë kohe ne kemi pasur edhe nevojë edhe probleme rreth standardardizimeve. Mund të them ndoshta edhe personalisht sepse mund të lidhet nganjëherë edhe si rastet që përmendëm. Unë kam pasur nevojë për standardizim, diçka për trase të rrugës edhe kam pasur ekspertë të cilët më kanë përgatitur lëndën prej Sllovenisë me mbi 5 mijë euro kam paguar. Kështu që kam bredhë rrugëve. Kamë shkuar te Ministria e Infrastrukturës më tha jo ne nuk jemi për standarde”, tha Zuka.
Ndërsa, Islam Pacolli, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se bizneset kërkojnë mundësi dhe qasje të barabarta në tender dhe mos të kenë barriera të natyrave të ndryshme.
“Biznesi i Kosovës nuk kërkon lëmosh, biznesi i Kosovës kërkon trajtim të barabarta me çdo produkt tjetër. Si është e mundur për prodhimet vendore kanë mundësi të kanë treg shtete e Bashkimit Evropian, kurse i pa mundësohet në shtetin e vet në Kosovë ku aty e paguan taksën. Këtu është jo e drejtë, nuk ju kontribuon favorizimit të zhvillimit ekonomik. Zhvillimi ekonomik bëhet duke prodhuar këtu dhe duke shit jashtë …Në këtë formë bëhet zhvillimi ekonomik e jo në formën duke i vendosur barriera gjatë h artimit të projektit ..Në specifikim e përjashtojnë prodhimin vendor”, tha Pacolli.
Blerim Grainca, anëtar i komisionit për zhvillim ekonomik, tha se ky ligj nuk i plotëson nevojat. Ai po ashtu ka emëruar tre funksionet që ky ligj do të duhej të fokusohet, te mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja e importuesve, si dhe rritjen e kapaciteteve eksportuese.
“Unë mendoj se në asnjërën nga këto pika ky ligj nuk e ka përfunduar misionin e vetë. Sepse tek eksporti është shqetësuese alarmuese që një biznes me thënë që nuk e di ku është agjencioni që funksionon tash e dhjetë vjet. Në kuptimin e informimit ne këtu çalojmë. Është shqetësuese roli që kanë për Odat Ekonomike, asosacionet të cili marrin anëtarin e vetë dhe nuk arrit së paku një informatë me iu përcjell bizneseve që janë anëtare s e në Kosovë ka një agjencion që bënë standardizimin. ..Ka një mungesë totale të informimit në gjithë rrugët institucionale të komunikimit në Kosovë…Ne po i pajisim me standard e në të njëjtën kohë të hynë mallra pa standard. Duke filluar nga sektori i ushqimit ku në Kosovë hynë mallra jo kualitative, kurse kompanitë vendore kosovare prodhojnë mallra që janë edhe më të lira po edhe me standarde më të larta”, tha Granica.
Hafiz Gara, drejtor i Agjencionit të Standardeve të Kosovës, tha se nuk është i kënaqur me zbatimin e ligjit brenda vendit.
“Me norma të BE-së ne jemi ok. Me implementimin e tyre brenda në Kosovë nuk jemi të kënaqur as ne vetë si agjenci. U tha që 300 standarde shiten në vit që nuk është e mjaftueshme edhe në to kryesisht shiten ato që janë më të domosdoshmet. Shiten standarde 9001, që është një është një standard i gjitha fushave, shiten këto të fushës 1700 mijë që i kërkojnë laboratorët për akreditim të laboratorëve ose trupave inspektuese dhe shiten disa ambientale disa 22000 që është për ushqim po jo ato tjera. Ne nuk mendojmë që i kemi njoftuar si kosovare sepse edhe ashtu AKS ka një kërkesë nga BE-ja që deri në përmbushjen e kritereve me qenë Kosova anëtare e BE-së duhet të plotësohen 80 për qind e standardeve EN si SK. Përmbushja e një nga kriteret për me qenë Kosova anëtare e BE është edhe miratimi i 80 për qind e standardeve evropiane si kosovare dhe atyre të harmonizuara në shkallën njëqind për qind. Pengesat janë mos interesimi që nuk është problem ynë. Është problemi duke mos qenë ende anëtare e OKB-së që është një nga parakushtet për tu anëtarësuar në ISO dhe ISO është shkalla e parë e anëtarësimit”, tha Gara.
Dardan Abazi, përfaqësues nga grupi për politika studimore, tha se për këtë është fajtore agjencia dhe sektori i promovimit.
“Mungesa e informimit të bizneseve. Zotëriu tha që as që e dinë që ekziston agjencia për standardizim. Unë mendoj që ky është një problem i cili i takon në radhë të parë përgjegjësia agjencisë dhe sektorit për promovim dhe integrim i cili nuk ka bërë qartazi sa duhet për të informuar bizneset për të krijuar një komunikim të vazhdueshëm me ta në lidhje me standardet. Nëse i kemi mbi 8000standarde të adoptuara dhe në vit i shesim 130 mesatarisht tek bizneset unë mendoj se ky është problem”, tha Abazi.
Në fund kryesuesi i komisionit, Fatmir Rexhepi, kërkoi nga përfaqësuesit e biznesit dhe nga agjencia e standardizimit që brenda 8 dit ëve t’i dërgojnë propozimet me shkrim në komision nga të cilat ky komision do t’i nxjerrë rekomandimet për në kuvend.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...