Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka tha se kjo tryezë është e një rëndësie të veçantë për komunitetin e bizneseve për të diskutuar mbi funksionimin e institucioneve të drejtësisë, të cilën Oda Amerikane e konsideron si vital për të garantuar mes tjerash funksionimin e institucioneve demokratike dhe ofrimin e mjedisit të barabartë për të bërë biznes.
“Rritja e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë dhe një sundim i mirëfilltë i ligjit, është parakusht edhe për përmirësimin e ofertës para investitorëve të huaj për të cilët vendi ka nevojë”, ka thënë Zeka.
Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha thotë se
infrastruktura ligjore dhe zbatimi i ligjit janë parakushte të të bërit biznes në Kosovë.
Sipas saj, në mesin e problematikave në sistemin e drejtësisë, numri i madh i lëndëve paraqet problem kyç për sistemin e sundimit të ligjit.
“Duhet të fokusohemi në sundimin e ligjit mbi bazën e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies. Hapësirë e veçantë duhet t’i jepet edhe legjislacionit komercial, i cili luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik te vendit”, ka theksuar Hoxha.
Ndryshe, përfaqësues të investitorëve evropianë në Kosovë, vazhdimisht iu kishin bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të fokusohen në krijimin e një klime më të favorshme për investitorët e huaj, pasi që në të kundërtën, ata siç do të vijnë, ashtu edhe do të largohen nga Kosova pa investuar. /REL
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve