Google ADS

Bizneset-ministrit Hoti: Burokracia po na lodh

12:33 | 17 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pas një miratimi të Qeverisë do të prezantojë masat e propozuara për pakon e dytë fiskale, ku përfshihet zgjerimi i listës së parë që adresojnë nevojat në tregun vendor dhe ndërkombëtar, heqja e normës së akcizës në mazut, trajtimi i humbjeve nga prishja e produkteve, si dhe krijimi i disa kodeve të reja doganore.

Hoti këto komente i bëri gjatë konsultimit të parë publik me Odën e Ekonomike të Kosovës, lidhur me Pakon e dytë fiskale, ku tha se propozim tjetër do të edhe ai i Odës Ekonomike për kontrollin më të mirë të banderolave për çeshite të cilësisë.

Ai shtoi se në rangimin e ardhshëm që bëhet në maj të viti të ardhshëm, synojnë të kenë rangim më të lartë se në këtë vit sepse kanë një përmbyllje ekonomike për 4% dhe është një normë që në mase të madhe përmbush objektivat.

Kurse, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha duke përmendur kërkesat që kanë drejtuar bizneset, tha se qëllimi është që sektori privat të jetë vendi i punësimit.

“Në muajin e fundit më tepër se 300 kompani janë fiskalizuar. Ky vit do të simbolizon rikapitulimin ekonomik të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, Fatos Islami nga ELKOS tha duhet të ketë doganier kujdestar që të mos kemi ngecje pas orës gjashtë sepse po paraqet mjaft vështirësi në aspektin e importit por edhe eksportit

Islam Shoshi tha se licencat e shumta janë të panevojshme sepse kompania e tij ka pesë licenca deri tani dhe kjo po e ngarkon procesin.

“Burokracia po e lodh biznesin shumë”, tha ai.

Istref Velici, kryetar i shoqatës së lojërave të fatit, tha se korrupsioni edhe kriminaliteti po ndikijnë në biznesin privat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme