Policia e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për shtyp ku thuhet se kohëve të fundit bizneset e Kosovës po përballen me mashtrime përmes sistemeve kompjuterike të cilat po u shkaktojnë dëme të konsiderueshme.
“Personat e dyshuar arrijnë në forma të ndryshme të sigurojnë të dhëna për kompanitë e biznesit, siç janë: qarkullimin e mallrave, faturat, pagesat e ndryshme, komunikimet përmes kompjuterit (e-mail-ave) etj.Këto të dhëna i përpunojnë apo falsifikojnë në atë mënyrë që të jenë të besueshme dhe pastaj fillojnë me mashtrim”, thuhet në komuniktë, transmeton arbresh.info.
Bazuar në rastet e deritanishme, personat e dyshuar kanë arritur që të ndërhyjnë në komunikimin përmes internetit (shkëmbimin e e-mail-ave) të kompanive biznesore (njëra në Kosovë e tjetra jashtë Kosovës) duke ndryshuar të dhënat e xhirollogarive si dhe duke u paraqitur në emër të kompanisë tek e cila është dashur të transferohen mjetet për pagesë të mallit.
Fatkeqësisht në disa raste transferet janë realizuar dhe mjetet janë tërhequr, por në disa raste ato janë stopuar dhe mjetet janë bllokuar në bankat jashtë Kosovës, pasi është arritur të raportohet shpejtë mashtrimi.
Policia e Kosovës dhe OEK-u bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e bizneseve sa i përket sistemeve kompjuterike.
“Teknikisht, kjo formë e krimit është e mundur të kryhet, por duhet të krijohen kushtet paraprake. Një gjë e tillë mund të bëhet përmes infektimit me ndonjë virus të kompjuterëve të kompanive, ku më pastaj arrihet qasja në kompjuter dhe njëkohësisht në të gjitha dokumentet dhe të dhënat që i posedon kompjuteri përkatës. Infektimi i kompjuterit me virus bëhet në disa mënyra, si: përmes “attachement-eve” në e-mail-a të falsifikuar, përmes USB-ve e formave të tjera”, thuhet më tej në komunikatë.
Policia bashkë me OEK-un kanë edhe disa rekomandime për bizneset në lidhje me këtë problematikë.
Të sigurojnë sistemet kompjuterike me antivirus;
Të përdorin vetëm një kompjuter për komunikim si dhe kjo të bëhet në formë të kontrolluar, p.sh. të autorizohet vetëm një apo dy punonjës të kompanisë që merren me komunikim dhe transaksione; në këtë kompjuter mos të instalohen kurrfarë programesh përpos atyre që janë të nevojshme për kryerjen e punëve dhe për të cilat ka licencë;
Të mos hapen e-mail-a të dyshimtë apo që nuk iu dihet dërguesi;
Të vërtetohet se e-mail-i nga kompania partnere është i vërtetë (keqbërësi e ndryshon vetëm një karakter në e-mail p.sh. në vend të shkronjës o shkruhet me u – [email protected] – e-mail i vërtetë kurse [email protected] – e-mail i rrejshëm);
Para autorizimit të kryerjes së transaksionit, të konfirmohet me kompaninë partnere nëse xhirollogaria është e vërtetë, kjo mund të bëhet përmes komunikimit në forma tjera (p.sh. me telefon fiks etj.); për çdo transaksion të kontaktojnë bankat respektive në Kosovë, gjithashtu edhe në këtë mënyrë mund të dihet se ku gjendet xhirollogaria;
Nëse ndërmerren këto masa, me siguri se rreziku për të qenë viktimë e mashtrimit do të jetë shumë i ultë.
Gjithashtu ju inkurajojmë që, nëse eventualisht hasni në diçka të tillë apo vini në dijeni se është duke u tentuar të kryhet vepra, të raportoni rastin në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës është e gatshme që në çdo kohë të angazhohet në krijimin e sigurisë për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe pikërisht ky njoftim për bizneset besojmë se do të ndikojë në vetëdijesimin e tyre dhe nuk do të ketë dëme të cilat janë të vështira të rikuperohen./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?