Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në takimin me bizneset e regjionit të Prizrenit, tha se për Qeverinë e Kosovës sektori i ekonomisë mbetet me prioritet dhe me rëndësi për zhvillimin ekonomik.
Ai shtoi se po përkrahin zhvillimin e bizneseve edhe pse po janë të imponuar nga temat politike siç është demarkacioni.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai tha se po angazhohen për zhvillim ekonomik, rritjën e punësimit, arsim cilësor dhe formim të shtetit ligjor, duke iu mundësuar bizneseve të bëjnë biznes.
Ai vlerësoi se ekonomia dhe ndërmarrësia në regjionin e Prizrenit është karakteristike dhe e zhvilluar ku veprojnë mbi 20 mijë biznese vetëm në dy vitet e fundit. Kjo sipas tij, tregon se është shtuar numri i tyre për 6 mijë.
Mustafa inkurajoj bizneset se do të kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duke përmendur sfidat e bizneseve vlerësoi lartë rritjen ekonomike në Kosovë. Ai tha se ka hapa pozitiv nga Qeveria për ndaljen e tenderamonisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Ai duke përmendur klimën jo të favorshme politike, tha se rritja ekonomike e dalë së fundmi është e mirë.
Biznismeni Nezir Xhoxhaj tha se korrupsioni dhe informaliteti është bërë një sëmundje dhe kërkoi nga kryeministri që të gjejnë ‘mjek profesional’ për shërimin e saj e cila po iu qet telashe.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti foli në lidhje me aprovimin dhe implementimin e Pakos Fiskale 2.0.
Ai beson se sivjet do të përmbyllen për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike.
Hoti theksoi se hapat që janë ndërmarr për luftimin e korrupsionit do të ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie. Mirëpo, shtoi se edhe informaliteti ka shënuar rënie me hapat që i ka ndërmarr kjo Qeveri me politikat fiskale.
Llapi triumfon bindshëm në Podujevë dhe i shkakton humbjen e...
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...