Oda Ekonomike e Kosovës sot prezantoi rezultatet e studimit “Bottleneck-fytet e ngushta”.
Sipas këtij raporti barrierat kryesore për bizneset janë kostoja e lartë e energjisë dhe jo stabilitetit politik.
Këshilltari strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se rreth 290 milionë euro shtesë kanë paguar bizneset për mungesë të energjisë elektrike dhe kost të lartë të saj.
Shumica e bizneseve të cilat ballafaqohen me barriera shtrihen në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt Sipas Rukiqit mbi 75 përqind e bizneseve shohin pengesë marrjen e vizave për biznese.
Kjo paraqet telashe për lëvizjen e biznesmenëve nëpër vendet e BE. Si indikator pozitiv u vlerësua të jetë 58 përqind e bizneseve të cilat synojnë rritjen e investimeve.
Po ashtu konsiderohet mjaft e ulët përqindja e bizneseve për të dhënë ryshfet.
Sipas Rukiqit korrupsioni për bizneset më shumë mbetet perceptim.
Ministrja e MTI-së Hykmete Bajrami është e njohur me shqetësimin e bizneseve për kosto të lartë të energjisë.
Ajo tha se kjo çështje është adresuar në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, mohoj të jenë përgjegjës për këtë ngase edhe ministri tjera janë kompetente të përmirësimit të ambientit të bizneseve.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se bizneset janë bartës të zhvillimit ekonomik, andaj, institucionet përkatëse duhet ti marrin parasysh të gjitha top barrierat e bizneseve duke marrë masa ngase gjendja e tyre mund të rëndohet edhe më tej.
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...