Oda e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë dhe Forumi për Marrëdhënie Etnike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Fondacioni “Heinrich Boell”, organizojnë në Beograd, një diskutim në temën “Bashkëpunimi ekonomik dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Arsyeja e diskutimit është publikimi i rezulateteve të studimit “Kapërcimi i barrierave ndaj biznesit dhe normalizimit, analiza e kornizës ekonomike dhe legjislative për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës” i zhvilluar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll.
Oda Ekonomike e Kosovës mbi të njëjtën temë pati organizuar një tryezë diskutimi në Prishtinë me datën 28/10/2017. Ndër të tjera u patë theksuar nevoja e tejkalimit të barrierave politike në mënyrë që biznesi dhe ekonomia të funksionojë pa pengesa.
Në aktivitetin me të njëjtën temë, por që këtë herë do të organizohet në Beograd, të ftuar janë biznesmenë, përfaqësues të kompanive të ndryshmë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ndodhen në Beograd, Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë dhe shoqata të tjera të bizneseve, ekspertë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Kosovë dhe Serbi.
Qëllimi i diskutimit është të merren parasysh çështjet e mëposhtme:
– rezultatet dhe problemet në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përceptimin e pengesave për biznesin dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës;
– mënyrat e forcimit të vetë-qëndrueshmërisë ekonomike të të dyja komuniteteve të biznesit dhe lidhja e tyre me subjektet relevante të Kosovës dhe Serbisë;
– rekomandime për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të bashkëpunimit ekonomik midis subjekteve të biznesit dhe biznesmenëve;
– fushëveprimin e mekanizmit CEFTA, si dhe nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik rajonal.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...