Bizneset e komunave vazhdojnë të përballen me sfida të shumta

13:54 | 6 Prill 2016
M. A.

Anita Ahmeti përfaqësuese e Odës ekonomike Amerikane tha se vizitat e nëpër komuna të Kosovës kanë mundësuar të identifikojnë sfidat e bizneseve në komuna dhe me vështirësinë që autoritetet komunale përballen për zhvillim ekonomik, shkruan arbresh.info

“Nuk mund të ketë zhvillim të gjithmbarshëm të vendit pa zhvillim të komunave”, tha ajo duke përmendur disa nga shqetësimet e bizneseve nëpër komuna.

Albert Matoshi drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike gjermane në ketë konferencë tha se dy pushtet ai qendror dhe lokal kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal.

“Nga vizita që kemi bërë në komuna mund të konstatojmë që sfidat janë të pranishme por ka edhe vullnet për të punuar”.

Nëpër disa komuna kemi një përkrahje jo të mirë nga niveli qendror”, tha ai.

Sipas tij edhe komunat duhet te ofrojnë lehtësira në rastin e taksave komunale./Arbresh.Info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme