Bitcoin dhe kriptomonedhat kanë shënuar një rënie me rreth 9 për qind pas shitjes së madhe të aksioneve nga kompanitë e teknologjisë në tregjet amerikane mbrëmë vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut, ra në 35.867 dollarë sot herët, niveli më i ulët që nga 27 janari, respektivisht shënoi 9,6 për qind më pak nga çmimi pas mbylljes së të mërkurës në 39.690 dollarë.
Ethereum, altcoin më i madh në botë për nga vlera e tregut, gjithashtu ra nën 2.696 dollarë, niveli i tij më i ulët që nga 4 shkurti. Kjo ishte një humbje prej 8,3 për qind të çmimit pas mbylljes të mërkurën në 2.940 dollarë.
Disa altcoin regjistruan rënie të vlerës së tyre deri në 20 për qind.
Sipas të dhënave nga CoinMarketCap, faqja e internetit që përcjell çmimet e aseteve dixhitale, gjatë kësaj periudhe tregu i kriptomonedhave regjistroi rënie prej 160 miliardë dollarë, pasi vlera e tregut ra për 8,8 për qind në 1.65 trilion dollarë, përkatësisht nga 1.81 trilion dollarë në më pak se dy ditë.
Rënia e kriptomonedhave erdhi pas një shitjeje të madhe të aksioneve të kompanive të teknologjisë në bursat amerikane mbrëmë vonë, të tilla si aksionet e Netflix dhe Amazon që ranë me nga 7,6 për qind, ndërsa aksionet e kompanisë mëmë të Facebook ranë 6,7 për qind.
Shitjet në stoqet e teknologjisë erdhën pasi investitorët janë të shqetësuar për perspektivën e dobët të ekonomisë amerikane me frikën e recesionit dhe rezultatet zhgënjyese të fitimeve të tremujorit të parë të kompanive.
Megjithëse indekset e bursës amerikane u rritën të mërkurën pasi Rezerva Federale përjashtoi 75 pikë bazë të rritjes së normës në mbledhjet e ardhshme, indekset hoqën dorë nga të gjitha këto fitime, madje edhe disa më shumë gjatë ditës së djeshme.
Dje, Dow Jones ra me 1.063 pikë ose 3.1 për qind në performancën më të keqe njëditore që nga viti 2020. S&P 500 humbi pothuajse 3,6 për qind, dita e tij e dytë më e keqe e vitit.
Nasdaq Composite ra pothuajse 5 për qind për ta mbyllur ditën në 12,317.69, mbyllje më e ulët që nga nëntori 2020.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...