Bislimi sqaron vonesat e pakove emergjente: Një kontabilist futi vetën 23 herë në lista të kompensimit

15:40 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka sqaruar vonesat e disa pagesave nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar një pjesë e punëtorëve janë kompensuar të premten ndërsa pjesa më e madhe i marrin sot, shkuan arbresh.info.

Bislimi ka treguar edhe kategoritë që cilët I përkasin punëtorët që nuk i kanë marrë mjetet.

“Më duhet të ofroj një sqarim për të evituar keqkuptimet që mund të rezultojnë nga titulli i artikullit të bashkangjitur.

Ministria e Financave ka pranuar përmes platformës së saj në Administratën Tatimore të Kosovës aplikime nga 26.422 biznese për kompenzim me nga 170 euro për punëmarrësit e tyre. Numri i përgjithshëm i punmarrësve është 126.000. Nga këto 26.422 biznese, vetëm 4.4% e tyre, ose 1.162 sosh kanë kërkuar kompenzim në llogarinë e punëdhënsit (kjo për arsye se ata kanë dokumentuar që përkundër vështirësive, kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre).

Një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet ditën e premte, pjesa më e madhe i marrin sot. Ata të cilët nuk i kanë marrë ende mjetet i takojnë njërës nga kategoritë e mëposhtme”, ka shkruar ai.

I pari i Ministrisë së Financave ka treguar se ka pas raste kur në kontabilist ka futur vetën në listën e kompensimit në 23 biznese të ndryshme.

“1. Të dhënat janë ngarkuar gabimisht në sistem (për shembull kontabilisti që kryen shërbime për disa kompani, nga pakujdesi ka ngarkuar listat e gabuara të punëtorëve tek kompanitë përkatëse)
2. Janë supermarkete, barnatore apo furra të cilat kanë qenë hapur dhe megjithatë kanë ngarkuar pothuajse gjithë stafin e tyre për kompenzim (në shumicën e rasteve është fjala për keqpërdorim, për shembull ka rrjet supermarketesh që ka qenë hapur gjithë kohën dhe megjithat ka plotësuar kërkesë për kompenzim të mbi 1.100 punëtorëve, dhe unë e kam ndaluar)
3. Kërkesa ka ardhë nga ndërmarrje publike apo shoqërore e cila është paraparë të përfitojë nga masa 4 e jo masa 3.
4. Kërkesa ka ardhë më vonë se tjerat dhe trajtohet në valën e dytë.
5. Ka të tillë që kanë aplikuar për kompenzim më shumë se një herë që nuk është idea e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka përfudnuar Bislimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme