Zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se për herë të parë, Kosova do të shënojë rritje ekonomike dyshifrore.
Përveç rritjes ekonomike, ai ka theksuar se për herë të parë në Kosovë është rrit numri i të punësuarve mbi 9 mijë.
Këtë e tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Fondacionit MDA me temën: “Dialogut Publik-Privat”.
Numri dy i ekzekutivit, tha se Qeveria ka qenë e suksesshme në luftimin e pandemisë, në rritjen e vendeve të punës dhe në sundimin e ligjit.
“Kemi pasur tri prioritete i pari ma qenë ballafaqimi me pandeminë, sundimi i ligjit dhe i treti ka qenë krijimi i vendeve të punës. Në vazhdimësi kemi dizajnuar masa më të cilat kemi synuar frenimin e hapjes së pandemisë dhe zbutjen e dëmeve që u janë shkaktuar bizneseve. Mund të themi se kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave për këto 6 muaj që po flasim. Parashikimet janë që Kosova për herë të parë të shënoj rritje ekonomike dyshifrore. Në rrafshin ekonomik në e kemi kuptuar rritjen e vendeve të punës dhe statistikat tregojnë që sot në Kosovë është numri më i madh i të punësuarve sesa të gjithë herëve tjera, 9309 është më i madh”.
Ai ka pohuar se Kosova ka papunësinë më të madhe të grave në rajon, që në numër 130 mijë prej tyre janë aktive në tregun e punës.
“Për të ndërtuar politike që ishin në favor të rritjes konkurruese të ekonomisë nevojitet një databazë e mirë e rrethanave, sepse sipas statistikave Kosova ka papunësinë më të ulët të grave, sepse vetëm 1 në 4 gra është aktive. 130 mijë gra janë të punësuara që është 25% e të gjitha grave”, tha Bislimi.
Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë tha se platforma për “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” ka për qëllim zhvillimin ekonomik, çështjet e mjedisit dhe demokracinë.
Ajo tha se janë shumë të ulëta investimet e huaja direkte në Kosovë, e që sipas saj kjo nuk është pasqyrë e mirë për vendin.
“Përkushtimi jonë i fortë për rajonin dhe miqësinë tonë për vendet e rajonit edhe me Kosovën. Njëra nga objektivat e kësaj strategjia ku do të donim t’i ndihmonim Kosovës janë ato si demokracia, fokusi në çështjet e mjedisit, por ndoshta edhe zhvillimi ekonomik dhe në kuadër të zhvillimit ekonomik duam të ndihmojmë në realizimin e mundësive në punësim. Duhet t’i mbajmë që njerëzit të punojnë në Kosovë”.
Dirton Dalimi themelues i MDA Foundation, tha se shpreson që platforma e tyre do të pasurohet me më shumë informata në sektorin e mjedisit dhe të shëndetësisë
“Mbledhja dhe pastrimi i informatave nga 14 institucionet publike, finalizimi i atuditimit të impaktit të pandemisë në sektorin privat, takime rajonale për dialogun pukliko-privat. Ne shpresojmë që të ardhmen platforma të begatohet me më shumë informata siç është mjedisi e shëndetësia”.
Projekti “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” synon të lehtësojë dialogun e sektorit publik-privat në zhvillimin ekonomik dhe edukim duke u bazuar në të dhëna. Qëllimi përfundimtar është rritja e konkurrueshmërisë ekonomike të Kosovës në regjionin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2040./EO/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...