Kompania Coca-Cola është duke pësuar rënie në fitimet e saj, për se ka hyrë në listën e pijeve jot ë shëndetshme për shkak të sheqerit që përmban.
Të ardhurat neto për gjigantin e pijeve në SHBA kanë rënë për 60 për qind, transmeton portali arbresh.info
Vëllimi i shitjeve është rritur dukshëm te pijet e shëndetshmë, te pijet që për bazë kanë qumshtin, ujin, si dhe prodhimet e çajit dhe kafes.
Shefi ekzekutiv i komanisë Coca-Cola, James Quincey, tha se kompania është duke u perpjekur qe të ofrojë pije jo shumë të ëmbëla dhe të shëndetshme për konsumatorët e saj.
Coca-Cola Zero ka shënuar rritje të fuqishme në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.
Kompania ka filluar të prodhojë produkte të lëngut të portokallit në Kinë, ndërsa zgjeroi markën e saj ‘Innocent’ edhe në Europën Perëndimore.
“Performanca jonë na jep besim se ne do të arrijmë objektivat tona të plota financiare edhe përkundër kushteve sfiduese dhe gjithashtu tregojmë suksese të mëtejshme në zhvillimin e portofolit tonë për të përmbushur shijet dhe preferencat e konsumatorëve ” tha Quincey./Arbresh.info
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...