Bien çmimet e naftës, Raci: Kryeministri foli dje

09:58 | 11 Mars 2022
arbresh.info

Njohësi i rrethanave politike në vend, Gazmir Raci, ka bërë një “inspektim” të çmimeve të karburanteve këtë të premte.

Dhe sipas të dhënave të marra nëpër disa nga pikat e karburanteve duket se ato kanë zbritur çmimin, nga 1.83 sa u shënua para dy ditëve si çmimi më i lartë.

“Kryeministri foli dje ndërsa çmimet e naftës/benzinës po zbresin sot”, deklaroi Raci në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të publikuara nga ai, çmimi më i lartë aktualisht është 1.65 euro.

Një ditë më parë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut paralajmëroi se do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave.

Pas një aksioni të kontrollit, dy depo janë mbyllur përkohësisht. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme