Viti i ri ekonomik hapet për Britaninë e Madhe me shpresën e një ulje të normës së interesit.
Në muajin nëntor 2019, Produkti i Brendshëm Bruto ra më 0.3 për qind bëri që Banka e Anglisë të jetë e gatshme për të propozuar një ndërhyrje në normat e interesit, të cilat sot janë 0.75 për qind dhe duhet të ulen përsëri, përcjell Telegrafi.
Nga një këndvështrim i caktuar, rënia është e shëndetshme, e cila do të thotë që funta është rikthyer të jetë më e ndjeshëm ndaj politikës monetare sesa ndaj rrezikut politik, çfarë pikërisht ka ndodhur në tre vitet e fundit pas referendumit për BREXIT-in.
Data kryesore është 30 janari, dita e mbledhjes së Bankës së Anglisë. Por për të kuptuar se çfarë do të bëjë ose jo kjo bankë, data e kuqe e kalendarit do të jetë një javë më herët, ku do të publikohen të dhënat e Indeksit PMI.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...