Bie shkalla e punësimit, kosovarët e gjejnë vetën në tezga

12:16 | 2 Tetor 2016
Arbresh.info

Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se tregtia me pakicë në disa sektorë ka shënuar rritje e në disa të tjerë rënie. Interesant është fakti se në ata sektorë ku është shtuar puna ka rënë punësimi dhe anasjelltas.

Tregtia me pakicë e pajisjeve shtëpiake në dyqane të specializuara dhe tregtia në tezga apo tregje ka shënuar rritje më të lartë në këtë tremujor, duke u përcjellë nga tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë rritje kanë shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 20.4%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 17.2 %, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 16.7 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 2.7 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 2.5 %, si dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 0.8 %”, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme