Kosova është vend i vogël me vetëm 10.880 km².
Por, pavarësisht kësaj ka me qindra atraksione turistike që tërheqin qytetarë nga shtete të ndryshme të botës, shkruan arbresh.info.
Në vetëm tre muaj në hotelet, motelet dhe njësitë tjera akomoduese në vend qëndruan mbi 40 mijë vizitorë të jashtëm. Në periudhën tetor-dhjetor të 2019-es, numri i vizitorëve të jashtëm në këto njësi akomoduese ishte saktësisht 41 283 ndërsa numri i net-qëndrimeve të tyre ishte 74 219.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte përqendruar në regjionin e Prishtinës me 24,644 vizitorë, pasuar me regjionin e Prizrenit me 6,867 dhe regjionin e Pejës me 5,883.
Në raportin për statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se numri i vizitorëve të jashtëm në hoteleritë e Kosovës ka rënë për mbi 3 mijë vizitorë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në tre muajt e fundit të 2018-es, numri i vizitorëve të jashtëm që qëndruan në hotelet e Kosovës ishte 44,830.
Ndërsa përqendrimi në regjione është pothuajse i njëjtë, Prishtina e para ndjekur nga Peja dhe Prizreni.
E nga këta vizitorë të jashtëm që qëndruan në hotelet e Kosovës, mbi 10 mijë ishin nga Shqipëria.
Në këtë raport thuhet se saktësisht nga Shqipëria ishin 10,905 vizitorë me 18,723 net qëndrimi.
Pas saj radhiten vizitorët nga Gjermania saktësisht 3,778 vizitorë me 6,979 net qëndrimi, pasta nga Turqia 3,307 vizitorë me 5,454 net qëndrimi.
Numri më i vogël i vizitorëve që qëndruan në hotelet e Kosovës në tre muajt e fundit të 2019-es ishte nga Spanja. Nga ky shtet 183 vizitorë me 490 net qëndërimi./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...