Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 2 476 ndërmarrje dhe janë shuar 457 ndërmarrje.
Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak të këtij viti, pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara.
“Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara. Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9%.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...