Në Kosovë janë të regjistruara gjithsej 8,433 biznese këtë vit, dhe krahasuar me dy vitet e kaluara ky numër është në rënie, shkruan arbresh.info.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) që është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në Kosovë që nga viti 2016 deri më tani janë të regjistruara mbi 28, mijë biznese.
Gjithmonë duke iu referuar statistikave të ARBK-së, arbresh.info, shkruan se në në janar të vitit 2016 janë regjistruar mbi 10 mijë biznese. Ndërsa në vitin që e lëm pas janë regjistrua mbi 9 mijë biznese.
Sipas raportit të Bankës Botërore “Të bërit Biznes 2018”, Kosova është në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes.
Këtë vit Kosova radhitet në pozitën e 40-të nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 60-të ku ka qenë vitin e kaluar./Elmedina Ballazhi/arbresh.info/
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë