Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë sivjet ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, por edhe vitet paraprake. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2015 importi i mjeteve piroteknike krahasuar me vitet e kaluara ka rënë në mënyrë drastike. Gjatë 12-mujorit të këtij viti në territorin e Kosovës janë futur mjete piroteknike në vlerë 387.173 euro.
Nëse krahasojmë me vitin e kaluar importi është 6 herë më i vogël. Gjatë vitit 2014 ishin importuar 780 mijë kilogramë fishekzjarrë, të cilat në vlerë monetare kanë qenë 1.8 milion euro.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, ka thënë se importi i mjeteve piroteknike për çdo vit po ka rënie. Megjithatë, sipas Stavilecit, këtë vit ka më pak import të mjeteve piroteknike, si pasojë e rritjes së taksave.
“Rritja e akcizës për 2 euro në një kilogram mjete piroteknike, ka bërë që këtë vit importi i tyre të bie dukshëm”, ka thënë ai. Por, ai ka shtuar se të hyrat në Doganë nuk kanë rënë pavarësisht asaj se sasia e importit nuk është e njëjtë.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...