Gjatë muajit qershor në Kosovë ka pasur ndryshim të çmimeve të produkteve të ndryshme.
Rënie të çmimeve kanë pësuar qumështi, djathi, vezët dhe perimet, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në raportin ‘“Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor 2020; të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Aty thuhet gjithashtu se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ka pësuar rënie prej mesatare -0,4%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,4 për qind në muajin qershor 2020 krahasuar me muajin maj 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-2,8%), perimet (-9,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raport.
Ndërsa ngritje të çmimeve ka pasur te përdorimi i pajisjeve për transportin personal
“Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1,0%) – (ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej 0,1 për qind në IHÇK-it”, thuhet më tej në raport.
Ndërsa krahasuar me qershorin e një viti më parë ngritje të çmimeve janë vërejtur te buka, drithërat, mishi, pemët, çokolladat .
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,1% në muajin qershor 2020 krahasuar me muajin qershor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (2,2%), mishi (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (2,6%), vajrat dhe yndyrnat (1,6%), pemët (8,7%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,6%), kafja, çaji dhe kakao (7,9%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,2%), pijet alkoolike (1,7%), energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0,8%) – (ngritje e çmimeve të druve për ngrohje), pajisje shtëpiake (1,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,6%), produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5,2%), shërbimet ambulatore (5,5%), blerja e automjeteve (0,8%), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (0,7%), shërbimet hoteliere (3,0%), gjërat personale (4,2%), sigurimet (19,2%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,5 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raport.
E rënie të çmimeve ka pasur te përdorimi i pajisjeve për transportin personal
“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-18,1%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej -1,4 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)./arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...