Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për -0.3 % ndërmjet tre mujorit të dytë të dhe tre mujorit të tretë këtij viti, megjithatë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, çmimet e prodhimit janë ngritur në një mesatare prej 2.7%.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rëniet më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: prodhimi i pajisjeve elektrike (-6.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-2.9%); nxjerrja e xehes së metalit (-2.3%); prodhimi i metaleve (-1.3%); prodhimi i produkteve ushqimore (-1.1%); prodhimi i mobiljeve (-0.4%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.2%); prodhimi produkteve kimike (-0.2%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.1%).
“Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve, te: prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.9%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve (prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse) (0.6%); prodhimi i pijeve (0.5%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (0.3%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli d he furnizimi me ajër të kondicionuar (0.1%). Ngritja më e madhe, sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishte te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (14.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (8.3%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (2.8%); prodhimi i produkteve kimike (2.5%); nxjerrja e xehes së metalit (2.1%); prodhimi i pijeve (1.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.4%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.4%)”, thuhet në një komunikatë të ASK-së.
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-9.3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-5.3%); prodhimi i metaleve (-3.8%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-3.0% ); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-2.1%); prodhimi i mobiljeve (-2.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.6%); dhe prodhimi i produkteve ushqimore (-1.5%).
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...