Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rënie për -6.4% gjatë tre mujorit të katër të vitit 2015, krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2015 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për (-6.8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Kurs3e, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-6.0%) në tremujorin e katërt të vitit 2015, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
“Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet e tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe pr odhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, thuhet në një komunikatë të ASK-së.
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...