Besnik Tahiri: Tregu i mjedrave në Llap i rrezikuar nga “tugjarët”

18:23 | 12 Gusht 2016
M. A.
Zhvillimi i komunave dhe stimulimi i punësimit nuk bëhet duke e shkelur prodhuesin vendor por duke krijuar politika të favorshme dhe duke i mbrojtur ndërmarrjet e vogla që veprojnë në zonat rurale, thotë Besnik Tahiri, ekspert i çështjeve lokale.

Sipas tij, rasti i fundit kur çmimi i mjedrës po nënvlerësohet, tregon se tregu në vend është i çrregulluar dhe në rrezik prej ‘tugjarëve’, transmeton lajmi.net.

“Mos të harrojmë, kultivimi i mjedrës në vendin tonë, nga viti në vit po shtohet, por shqetësim për kultivuesit është ulja e çmimit të këtij fruti krahasuar me vitet paraprake. Kultivuesit e mjedrës thonë se vitin e kaluar çmimi për kilogram i mjedrës ka shkuar deri në 2.10 euro. Është e padrejtë me u shkel këta prodhues dhe punëdhënës në mënyrë më të ulët. Vjet e parvjet u shkelën prodhuesit e patates kurse sivjet të mjedrës”, thekson ai.

Tahiri kërkon reagimin e institucioneve vendore, e në veçanti i USAID-it si një ndër mbështetësit kryesor është i nevojshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme