Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Neil Taylor dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim është biseduar për aktivitetet e BERZH-it në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Taylor e falënderoi Hasanin për pritjen dhe konfirmoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është njëri ndër partnerët kryesor të këtij institucioni në Kosovë.
BERZH ka investuar në vitin e kaluar rreth 81 milionë euro në projekte të ndryshme në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit privat.
BERZH ka konfirmuar se do të vazhdojë përkrahjen e aktiviteteve të MTI-së të specifikuara edhe në memorandumin e bashkëpunimit dhe njëri ndër projektet kryesore është zgjerimi i Parkut Industrial në Drenas.
Ministri Hasani mirëpriti gatishmërinë për përkrahje dhe vazhdimin e realizimit të projekteve.
Po ashtu, BERZH ka ofruar përkrahje për asistencën teknike për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një platformë e rëndësishme e dialogut publiko privat në mes të qeverisë dhe përfaqësuesve të organizatave të sektorit privat
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...