Google ADS

BERZH-i do të shtojë mbështetjen për avancimin e bujqësisë në Kosovë

18:19 | 13 Prill 2016
Arbresh.info

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të gjejë mundësitë që të ndihmojë bujqësinë në Kosovë në arritjen e objektivave strategjike që janë përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu thanë sot drejtuesit dhe zyrtarët për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit në BERZH, gjatë një takimi që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me ta, njofton ministria e kryesuar nga ai në një komunikatë për media.

Në komunikatë thuhet se ministri i njoftoi zyrtarët nga BERZH-i për politikat programore në bujqësi për vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe foli për rezultatet që kanë dhënë masat mbështetëse.

Ministri ka thënë se është rritur sipërfaqja e tokës së punueshme, është rritur prodhimi, si dhe ka një zvogëlim të importit dhe rritje të eksportit, dhe ka bërë të ditur se bujqësia po ndihmon në hapjen e mijëra vendeve të punës. Krasniqi po ashtu ka njoftuar mysafirët nga BERZH se po punohet ende që të tejkalohen sfidat që kanë të bëjnë me mungesën e kapaciteteve të ujitjes, financimin, konsolidimin e tokave si dhe përmirësimin e infrastrukturës rurale. Në këtë drejtim ai kërkoi përkrahje nga BERZH-i si dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në segmente të tjera që do të ndihmojnë në avancimin e bujqësisë, thuhet në komunikatë

Holger Muent, drejtor i Zyrës për Ballkanin Perëndimor në BERZH citohet të ketë thënë se ata po ndjekin me interes zhvillimet në bujqësi dhe premtoi se do të shtohet angazhimi i tyre që të ketë projekte konkrete të përbashkëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme