Google ADS

BERZH e mbështet Kosovën edhe në vitin 2018

12:18 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Harry Boyd – Carpenter.

Në këtë takim, drejtori i BERZh-it ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Republikën e Kosovës në projektet e ardhshme, në veçanti ato për energjinë e ripërtëritshme.

“Vitin e kaluar, kemi investuar në Kosovë 85 milionë euro, ndërsa edhe për vitin e ardhshëm jemi pranë institucioneve të Kosovës për të dhënë kontributin në zhvillimin e vendit”, ka thënë drejtori Harry Boyd – Carpenter.

Nga ana tjetër, zv. kryeministri Dardan Gashi e ka falënderuar këtë institucion që po rrugëton bashkë me proceset për zhvillimin e Republikës.

“Kemi edhe një lajm për Kosovën e Re. Kemi arritur marrëveshje 1.3 miliardë euro për funksionalizimin dhe presim së shpejti nënshkrimin e saj”, ka thënë me këtë rast zv. kryeministri Gashi.

Gjatë takimit u diskutuan dhe tema të tjera rreth Diasporës dhe investimeve strategjike./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme