Google ADS

Berjani: A do të kalon projektligji për derivatet i centralizuar dhe korruptuar?

11:26 | 10 Mars 2016
Arbresh.info

Përderisa sot pritet të shqyrtohet Projektligji për Tregtinë me Produktet e Naftës në seancën e Kuvendit të Kosovës, shoqata e naftarëve të vendit ka reaguar se projektligji, në nenin 5 pika 6, konsiderohet i pa pranueshëmme formën e proceduar, pasi që ky nen është proceduar përsëri pa marr parasysh ndryshimet të cilat shoqata i ka kërkuar dhe janë aprovuar në Komisionin punues, ku edhe kjo shoqatëka qenë pjesë përbërëse e Komisionit pran MTI-s.

Kurse, në rend të ditës ky projektligj për shqyrtim në seancë, është futur në rend të ditës pa kaluar aprovimin e Komisionit kuvendar për Zhvillim Ekonomik.

“A do të kalon ligji i ish ministrit Bujar Dugollit dhe Mimoza Kusari Lila që ka qenë ligj i centralizuar dhe i korruptuar ku ministresha Hykmete Bajrami vet e ka kundërshtuar? T njëjtin ligj e ka proceduar, është për të dyshuar kontrabandimin i këtij ligji”, thotë për KosovaPres Fadil Berjani, kryetari Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës.

Ai tha se Kosova ka mbi 50 importues, fal këtyre importuesve Kosova ka çmimin më të lirë në regjion të derivateve.

“Me këtë ligj të ministres Hykmete Bajrami do të shuhen mbi 2 mijë vende të punës në këtë sektor.

Berjani thotë se merastin e shqyrtimit në parim të Projektligjit Nr.05/L-089 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Ko sovë, kërkojnë qëneni 5 pika 6 të ketëformën sipaskërkesës së palëve të interesit dhe Komisionit punues që ka punuarpranMTI -së2013/2014 në atë kohë i dakorduar edhe nga anëtarët e komisionit nga MTI.

“Propozimi dhe kërkesa e palëve te interesit është: Me leje për import dhe për shitje me shumicë të karburantit si dizeli, benzina, kerozina për aeroplanë, vajguri, GLN, vajrat e rënda për ngrohje, vajrat gazore, dhe biokarburantet mund të pajisen vetëm subjektet që kanë leje të vlefshme për deponim të karburantit ose së paku një pikë të shitjes me pakicë të karburantit përkatës. Shoqata e naftareve Neni5pika6 ka qenë e harmonizuar në komisionin e punës pranë MTI kur është punuar ky ligj para 2 viteve nga komisioni i atëhershëm ku anëtarë të komisionit ishim edhe ne nga Shoqata e Naftëtarëve”, thotë Berjani.

Ai tha se kërkesa rreth deponive më shumë kanë qenë korruptive se sa kanë rregulluar sektorin e n aftës, kue njëjtapo kërkohet të realizohet nga MTI sot në Neni 5 pika 6.

“Forma e Nenit 5 pika 6 hapërrugën e korrupsionit siç ishteatëherë kur ishte ky ligje në fuqi”, tha Berjani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme