Berisha: Të hyrat e doganës arrijnë në 1 miliardë e 117 milionë euro, shifra pritet të rritet

11:38 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Dogana e Kosovës për vitin 2017 ka arritur që të mbledhë të hyra prej 1 miliardë e 117 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Mirëpo kjo shifër mund të rritet për shkak që në këtë vit kanë mbetur edhe dy ditë punë.

Kështu ka deklaruar, drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në konferencën e fundit për vitin 2017

“Dogana e  Kosovës ka treguar performancë në arritjen e objektivave të saj . Deri sot kemi mbledh 1 miliardë e 117 milionë euro dhe kjo shifër mund të arrijë edhe më  e lartë pasi që edhe sot është ditë punë. Krahasuar me vitin e kaluar kemi mbledh të hyra 65 milionë euro më shumë”, ka thënë ai.

Berisha ka folur edhe për importin dhe eksportin e vendit.

“Kemi rritje të importit në krahasim me vitin e kaluar ose vlera totale 3.4 miliardë euro mallra që janë importu në procedura doganore. E mië për tu vlerësuar është edhe eksporti i cili ka arritur në vlerë prej 434 milionë euro apo 18 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe kjo tregon se ekonomia kosovare dhe prodhuesit kosovarë kanë arrit të eksportojnë në vendet e huaja”, ka pohuar Berisha.

Sipas tij, produktet që vazhdimisht sjellin të hyja janë cigaret, nafta dhe mjetet motorike. duke shtuar se ajo që ka ndikuar në të hyra është MSA që siç thotë ai është  zbatuar në mënyrë më të suksesshme.

Ndërsa, duke folur për ankesat e bizneseve, Berisha ka thënë se ka më pak ankesa këtë vit.

“Këtë vit shumë më pak ankesa nga Komitetit i Biznesit, do të thotë 15 për qind më pak ankesa se sa vitin e kaluar, duke shtuar se qëllimi jonë është që t’i reduktojmë këto ankesa”, ka pohuar drejtori i Doganës së Kosovës.

Berisha, ka folur edhe për raportin e Bankës Botërore të Biznesit duke thënë se edhe dogana ka luajtur rol të madh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme