Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në sektorin e TIK-ut ‘’Albanian ICT Aëards 2018’’, që organizohet për të gjatën herë me radhë, shkruan arbresh.info.
Në fjalën e tij para të nominuarve dhe të pranishmëve në këtë ceremoni, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka inovacioni dhe teknologjia në zhvillimin ekomomik të një vendi.
Ministri Beqaj ka folur edhe për rëndësinë përmirësimit të proceseve të punës, lidhjen e shkencës me ekonominë, për rëndësinë e rritjes së konkurrencës, zhvillimin e ndërmarrësisë, si dhe për potencialin që kanë dy vendet, Kosova dhe Shqipëria për rritje ekonomike të bazuar në dije.
‘’Qasja konvencionale ndaj zhvillimit ekonomik duhet të ndryshojë në drejtim të qasjes në ekonominë digjitale, e cila po ecën me hapa të shpejtë dhe ne si institucione duhet t’i mbështesim dhe përkrahim të rinjtë tanë që po ecin në këtë fushë shumë më shpejt se ne”, ka thënë ai.
Ministri Beqaj gjatë kësaj ceremonie ka bashkëbiseduar me ministren e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato në shërbim të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Ministri Besim Beqaj ka ndarë njërin nga çmimet kryesore të “Albanian ICT Aëards 2018”, ndërsa organizatorët e kësaj ngjarje në fushën e teknologjisë i ka ftuar që edicionin e 7-të të kësaj ngjarje ta mbajnë në Kosovë me nikoqir Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë./arbresh.info/
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit