Bekteshi: Kompani me renome botërore, në Strugë hap mbi 1000 vende pune

14:23 | 30 Qershor 2021
V. S.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se kompania kanadeze Magna do të investojë 35 milion euro dhe do të hap 1,200 vende të reja pune në Maqedoninë e Veriut.

Bekteshi sot mori pjesë në prezantimin e investimit të Magna që tashmë ka filluar me ndërtimin e fabrikës së prodhimit në zonën e lirë industriale në Strugë.

Planet e investitorit janë pasi ai të fillojë prodhimin të realizohen të ardhura nga shitjet prej mbi 150 milion euro në vit.

Realizimi i këtij investimi do të ketë një ndikim të madh në ekonominë lokale në Strugë dhe rajonin e Strugës.

Kjo do të nënkuptojë uljen e papunësisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve.

“Kompania kanadeze Magna do të investojë 35 milion euro dhe do hap 1.200 vende të reja pune në Maqedoninë e Veriut.

Sot kisha nderin të marr pjesë në prezantimin e investimit të Magna që tashmë ka filluar me ndërtimin e fabrikës së prodhimit në zonën e lirë industriale Strugë.

Menaxhmenti njoftoi për vendosjen e teknologjive të reja në fabrikën e re në të cilën do të prodhohen pjesë për industrinë e automobilave, çka do të thotë proceset më moderne në vend.

Planet e investitorit janë pasi ai të fillojë prodhimin të realizohen të ardhura nga shitjet prej mbi 150 milion euro në vit.

Kjo do të ketë një ndikim pozitiv në bilancin tonë tregtar.

Realizimi i këtij investimi do të ketë një ndikim të madh në ekonominë lokale në Strugë dhe rajonin e Strugës.

Kjo do të nënkuptojë uljen e papunësisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve.

Investitorët e huaj vlerësojnë klimën tonë të biznesit dhe i njohin përpjekjet tona për të siguruar kushte të volitshme për punë”- ka shkruar Bekteshi!/tetova.sot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme